Fisnik Syla i irrtuar me këto femra

21:34 | 04 Gusht 2022

Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla: Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes, nuk do ta ketë rastin.

Ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla, ka qenë shumë herë i përfolur në mediat rozë për jetën e tij private.

Pas ndarjes nga Fjolla, ai u tha se ishte në lidhje të re me një moderatore nga Shqipëria – gjë të cilën dyshja nuk e pohuan asnjëherë publikisht.

Megjithatë, në një mënyrë ose një tjetër, Fisniku duket se është i irrituar me femrat që përpiqen të marrin emër në krah të tij.

Ai përmes një statusi të publikuar në InstaStory, shkroi se nuk duhet të jesh në lidhje me të, në mënyrë që të kërkosh vëmendje.

“Shumëkush që dëshiron të ketë një lidhje me mua vetëm për famë dhe interes; me keqardhje ju them se nuk do ta ketë atë rast”, shkroi Syla.

Nuk dihet nëse një deklaratë të tillë e ka thënë për ish-gruan e tij apo dikë në veçanti, megjithatë një gjë ai duket se e ka bërë të dukshme në këtë postim.

Komento: