Fitimi neto i bankave komerciale në 90.9 milionë euro, Molliqaj- Kurtit: Kryeministër jo i popullit, por i kapitalit!

21:03 | 11 Shtator 2024
fitimi-neto-i-bankave-komerciale-ne-90.9-milione-euro,-molliqaj-kurtit:-kryeminister-jo-i-popullit,-por-i-kapitalit!


Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave komerciale ka arritur në 90.9 milionë euro, dukshëm më i lartë se çdo vit paraprak. Front Online në bazë të një hulumtimi që ka realizuar ka siguruar të dhëna të detajizuara te të gjitha bankave në Kosovë për periudhën janar-qershor 2024.

Lidhur me këtë ka reaguar, lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili thotë se pikërisht në mandatin e kryeministrit Albin Kurti, mirëqenia po bie dhe bankave po i rriten fitimet.

Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky kryeministër është i kapitalit dhe jo i popullit.

“Sa më shpejtë që kryeministri e lëshon karrigen e spektatorit dhe kujdeset për mirëqenien e qytetarëve, pra, e realizon detyrën e tij, aq më mirë edhe për të. Përndryshe, nëse vazhdon në krahun e bankave, le të paguhet nga fitimet e tyre, jo nga tatimet tona”, shkroi Molliqaj.

 

Komento: