Fitoi pa balotazh, Imri Ahmeti kthehet sot në zyrë për të nisur mandatin e ri si kryetar i Lipjanit

11:31 | 13 Tetor 2025

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, sot në orën 13:00 do të kthehet në zyrë për të nisur mandatin e tij të ri në krye të komunës.

Pas fitores në zgjedhjet e 12 tetorit dhe pas rikonfirmimit të besimit të qytetarëve për ta drejtuar Lipjanin edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, Ahmeti do të vazhdojë punën në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës, raporton ORAinfo.

Kthimi i tij në zyrë shënon fillimin e një faze të re të qeverisjes lokale, ku pritet të vazhdohet me projektet e nisura dhe të realizohen synimet e reja në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe shërbimeve publike. /ORAinfo/

Komento: