Fiton betejën me koronavirusin, shërohet 80-vjeçarja nga Durrësi

08:21 | 30 Mars 2020

Krahas infektimit, po vazhdon edhe shërimi i qytetarëve të Shqipërisë nga koronavirusi.

Në Shqipëri një grua e moshuar është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama në një postim në Facebook.

“Lajm i mirë: nënë Haxhireja nga Durrësi, plot 80 vjeç, u shërua”, shkruan Rama në Facebook.

Deri tani në gjithë Shqipërinë janë shëruar 40 pacientë, ndërsa kanë humbur jetën 10 persona.

Në total janë infektuar nga koronavirusi 212 persona.

Komento: