Fiton Italia, shënojnë dy futbollistët që i ka në “radar” Milan

22:46 | 23 Mars 2019

Kanë përfunduar dy ndeshjet më interesante të natës së sotme.

Italia i ka nisur në mënyrën më të mirë eliminatoret “Euro 2020”, duke fituar 2-0 ndaj Finlandës në duelin e zhvilluar në Friuli. Mancini hodhi në fushë shumë futbollistë të rinj, më të spikaturit e këtij sezoni në Seria A.

Barella shënoi një super gol që në minutën e 7-të, ndërkohë që në minutën e 78-të, Moise Kean realizoi një tjetër gol të bukur. Talenti 19-vjeçar i Juventusit u bë futbollisti i dytë më i ri në historinë e Italisë që gjen më shpejt rrugën e rrjetës.

Spanja mori një fitore shumë të vështirë 2-1 ndaj Norvegjisë. Iberikët kaluan që në minutën e 16-të në avantazh me Rodrigon, por miqtë gjetën rrugën e rrjetës në fraksionin e dytë nga pika e bardhë me King. Gëzimi i tyre zgjati vetëm 6 minuta, pasi Spanja rigjeti sërish avantazhin me Sergio Ramos, po me 11-metërsh

Komento: