Fiton Shaipi, humb kandidati i Shqiprimit

21:33 | 17 Dhjetor 2023
fiton-shaipi,-humb-kandidati-i-shqiprimit

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, janë zhvilluar ditën e sotme të përcjellura edhe me zgjedhje të pjesshme lokale, krahinore dhe ato për Beogradin.

Ajo që ishte më me interes për shqiptarët, janë rezultatet e dy listave që garuan në këto zgjedhje; Koalicioni “Beteja politike vazhdon – Shaip Kamberi” dhe koalicioni “Alternativa Demokratike Shqiptare” e përbërë nga APN Shqiprim Arifit dhe LR e Sami Salihut.

Sipas rezultateve të numëruara deri më tani, lista e Shaip Kamberit ka marrë 11.454 vota dhe lista e Shqiprim Arifit ka marrë 1.156 vota.

Bazuar në këto rezultate, Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Parlamentin republikan në Beograd, derisa bartësi i listës Alternativa Demokratike Shqiptare, Visar Memeti ka humbur të gjitha gjasat për mandatin e deputetit.

Kujtojmë që numërimi i votave nuk ka përfunduar në tërë territorin e Luginës së Preshevës./LUGINALAJMI

Komento: