Fitore e leht e Realit ndaj Mallorcas, kthehet në krye të La Ligas

00:00 | 25 Qershor 2020

Reali kalon pa telashe ndaj Mallorca, kthehet në krye të La Ligas.

Real Madrid është kthyer në krye të klasifikimit në La Liga.

Fitorja 2:0 në shtëpinë e vet kundër Mallorca, ka bërë që Real Madrid të arkëtojë tri pikë të reja në La Liga, për t’u kthyer në krye të tabelës, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Vinicius Junior, i cili çoi topin në rrjetë kur luhej minuta e 19’. Goli u pranua me shumë polemika, pasi aludohej në një faull të shkaktuar nga Carvajal.

Në pjesën e dytë, ‘Los Blancos’ gjetën edhe një herë rrugën e golit. Kësaj radhe ishte kapiteni i skuadrës, Sergio Ramos.

Ramos mori përsipër ekzekutimin e një gjuatje të lirë, dhe atë e bëri në mënyrë mahnitëse – krejt kjo për rezultatin 2:0. Ky ishte edhe rezultati final.

Me këtë fitore, Real Madrid numëron 68 pikë në krye të tabelës, aq sa ka edhe Barcelona në pozitën e dytë. Mallorca në anën tjetër mbetet me 26 pikë të grumbulluara, në pozitën e 18-të.

Komento: