Fitore e lehtë e Cityt kundër Fulhamit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fitore e lehtë e Cityt kundër Fulhamit

18:02 | 05 Dhjetor 2020

Manchester City fiton pa asnjë problem kundër Fulhamit.

Manchester City ka shënuar fitoren e dytë rresht në Premier Ligë. Pasi mposhti me rezultat 5-0 Burnleyn javën e kaluar, Manchester City sonte ka mposhtur me rezultat 2-0 Fulhamin në Etihad Stadium . Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes

Manchester City ka fituar dhe është në vendin e katër të Premier Ligës angleze pas 10 xhirove të saj.

Ndeshja, që u zhvillua në fushën e City në Etihad të qytetit të Manchesterit, u kontrollua nga fillimi nga vendasit, derisa dy golat e saj u shënuan që në pjesën e parë.

Goli i parë për City erdhi që në minutën e 5-të.

Ishte një aksion i mirë i organizuar nga De Bruyne dhe Sterling, ku ky i fundit shënoi një gol të bukur për epërsinë e parë të City.

Manchester City e gjeti golin e dytë në minutën e 26-të te ndeshjes, ku nga penalltia shënoi Kevin De Bruyne.

Në pjesën e dytë pamë një ndeshje të balancuar, por edhe fizike pasi që pati shumë ndërprerje nga të dyja palët.

Në fund nga aty me fitore doli City që tani pas një starti jo të mirë në kampionat ka arritur që të jetë në vendin e katër me 18 pikë tri pikë më pak se lideri Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

Por, kujtojmë që City ka një ndeshje me pak të zhvilluar dhe mund të ju dal këtyre dy skuadrave para në rast të një fitoreje në ndeshjen e tyre të mbetur.

Komento: