Fitore e lehtë e Cityt ndaj Leeds United, shënon shtatë gola

23:09 | 14 Dhjetor 2021

Manchester City shkatërron Leeds United, shënon shtatë herë në fitoren e jashtëzakonshme.

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Leeds United me rezultat 7-0 në kuadër të javës së 17-të.

Qytetarët e nisën shumë mirë ndeshje, duke krijuar raste shumë të mirë që në start.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli, ku Phil Foden ishte i pari që gjeti rrjetën (1-0).

Pas vetëm pesë minutash Riyad Mahrez gjen në zonë Jack Grealish që shënon me kokë për 2-0.

Në minutën e 32-të, Rodri pason te Kevin De Bruyne që shënon për 3-0 e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë skuadra e Pep Guardiolas nuk e tërhoqi këmbën nga gazi, duke realizuar sërish.

Ishte Ilkay Gundogan që gjeti Riyad Mahrez, i cili tundi rrjetën për 4-0.

Manchester City kishte shumë raste të tjera dhe nuk u ndal drejt sulmit.

Në minutën e 62-të, ishte De Bruyne që shënoi golin e dytë personal për 5-0.

Dikur ishte edhe radha e John Stones që shënoi në minutën e 74-të për 6-0.

Ndeshjen e mbylli goli i Nathan Ake në minutën e 78-të.

Një humbje e rëndë për skuadrën e Marcleo Bielsas.

Manchester City mbetet lider me 41 pikë, ndërsa Leeds ka 16 pikë në pozitën e 16-të.

Komento: