KB Prishtina ka shënuar fitore në FIBA Europe Cup.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme, kryeqytetasit kanë mposhtur në ‘Pallatin e Rinisë’ skuadrën nga Hungaria, Szlonoki Olaj, me rezultat 81:76.
KB Prishtina ishte skuadër dukshëm më e mirë se mysafirët nga Hungaria, duke e merituar këtë fitore.
Kujtojmë se kjo është fitorja e parë për Prishtinën në fazën e dytë, pas humbjes së pësuar në xhiron e parë në Gjermani nga Wuzburg.