Fitore e madhe e KB Prishtinës

21:29 | 19 Dhjetor 2018

KB Prishtina ka shënuar fitore në FIBA Europe Cup.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, kryeqytetasit kanë mposhtur në ‘Pallatin e Rinisë’ skuadrën nga Hungaria, Szlonoki Olaj, me rezultat 81:76.

KB Prishtina ishte skuadër dukshëm më e mirë se mysafirët nga Hungaria, duke e merituar këtë fitore.

Kujtojmë se kjo është fitorja e parë për Prishtinën në fazën e dytë, pas humbjes së pësuar në xhiron e parë në Gjermani nga Wuzburg.

Komento: