Befasia e radhës, Maroku fiton pastër kundër Belgjikës.
Maroku ka regjistruar fitore në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Marokienët shënuan fitore ndaj Belgjikës në ndeshjen e dytë të Grupit F, kundër Belgjikës – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Al Thumama” përfundoi me rezultatin 0:2.
Abdelhamid Sabiri (73’) dhe Zakaria Aboukhlal (90+3’) shënuan në fitoren e Marokut.
Maroku tani ka 4 pikë dhe është lider në grup, me një pikë më shumë se Belgjika që është e dyta.
Kroacia është e treta me 1 pikë, kurse Kanada e fundit dhe pa pikë.