Fitore e rëndësishme e Mallorcas së Muriqit

23:19 | 20 January 2023

Mallorca e Muriqit me fitore të rëndësishme ndaj Celta Vigos.

Mallorca ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi me rezultat 1-0 kundër Celta Vigos për të përforcuar pozitën në mes të tabelës. Muriqi ka luajtur në këtë ndeshje 85 minuta por nuk e ka gjetur golin. Rodriguez (59’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

Real Mallorca e ka mundur në “Mallorca Son Moix” skuadrën e Celta Vigos për të marrë tri pikë tepër të vlefshme.

Minuta e 16 shënoi mundësinë e parë për Daniel Rodriguez te Mallorcas që tentoi që ta shndërroi një kros në gol por portieri e priti pa problem.

Në pjesën e parë një rast për t’u shënuar ishte ai i Gabriel Veiga i Celta Vigos në minutën e 26-të që bëri një driblim të mirë dhe goditi topin por topin e priti Predrag Rajkovic duke e pritur këtë goditje.’

Rasti i parë në pjesën e dytë do të ishte ai i minutës së 48-të i Strand Larsen që mori një pas të mirë por që dështoi për të shënuar.

Një minutë më vonë Mallorca ishte shumë afër për të shënuar Jaume Costa bëri një goditje të jashtëzakonshme por që ajo përfundoi jashtë, shumë afër shtyllës së majtë.

Goli erdhi në minutën e 59-të të ndeshjes ku Daniel Rodriguez duke bërë një përfundim të mahnitshëm të aksionit.

Celta Vigo u mendua që barazoi rezultatin në minutën e 62 pasi që gjyqtari e anuloi atë për shkak të një fauli që u shkaktua në skuadrën e Mallorcas.

Rajkovic bëri një pritje të mirë të goditjes së Carles Perez në minutën e 75-të.

Vedat Muriqi u zëvendësua me Pratt në këtë ndeshje në minutën e 85-të te ndeshjes.

Skuadra e Muriqit do të luajë javën e ardhshme kundër Cadizit si mysafirë derisa Celta Vigos me Athletic Bilbaos.

Mallorca tani ka 25 pikë dhe mbetet në pozitën e 10-të në La Liga derisa Celta Vigo është në vendin e 16 me 17 pikë.

Komento: