Fitore historike nga Kosova

22:45 | 10 Prill 2019

Kosova ka shënuar një fitore historike në hendboll.

Kjo fitore është e para në kuadër të kualifikimeve të rregullta.

Djelmoshat tanë mundën Izraelin, 27:24, në ndeshjen e fazës së dytë të grupit 1 kualifikues për evropianin 2020.

Takimi u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, para rreth 1 mijë shkuesve.

Tanët dominuan gjatë tërë ndeshjes, derisa pjesën e parë e mbyllën, 12:8. Valon Dedaj ishte më i dalluari me 10 gola.

Në grupin e Kombëtares tonë janë edhe Gjermania e Polonia. Kosova ka dy pikë, po aq sa kanê edhe Izraeli e Polonia.

Në pasditën e sotme, fitore të rëndësishme shënuan edhe Kosova U21, e cila mundi Taipein Linez 31:23, në kuadër të IHF Trophy Intercontinental, garë kjo që po organizohet në Prishtinë.

KOK përgëzon kombëtaret e hendbollit dhe gjithë komunitetin e hendbollit për suksesin e arritur sot.

Komento: