Fitore Pacolli e quan të orekstruar takimin në KPJ: Ministrja Haradinaj pas ndërprerjes së mbledhjes doli për kafe

18:09 | 28 Korrik 2020

Pacolli thotë se takimi në KPJ ishte i orkestruar: Ministrja Haradinaj pas ndërprerjes së mbledhjes doli për kafe.

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e cila ndodhi sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme.

Pacolli shprehet se e gjithë ajo që ngjau gjatë kësaj mbledhje, ishte e orkestruar, njofton Klan Kosova.

”E tëra që ndodhi sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme ishte e orkestruar. Kryetarja e Komisionit Time Kadriaj bashkë me deputetët e LDK-së Kujtim Shala dhe Arben Gashi dhe me Meliza Haradinaj ishin të koordinuar që mbledhja e Komisionit të mos zgjatë më shumë se një orë. Arsyetimi ishte që Ministrja ka agjendë të ngarkuar.

Unë, Gazmend Gjyshinca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku patëm dërguar kërkesën për raportim sepse kishim një mori çështjesh të trajtonim me Ministren. Në fillim filluan të na pengonin duke na kufizuar në kohë, ndërhyrje e deri edhe tek ndalja e mikrofonit. Herë pas herë Kryetarja e Komisionit i tregonte Ministres se cilave pyetje t’i përgjigjej e cilave jo”.

Deputetja e Vetëvendosjes, pretendon se ishin pyetjet lidhur me pozitën e vëllaut të ministrit Armend Zemaj ato të cilat u cilësuan të panevojshme në Komision, ndaj dhe rezultoi një ngjarje e tillë, njofton Klan Kosova.

”Pyetjet tona për anulimin e vendimeve për kthim të ligjshmërisë e për shpikje të pozitave për vëllaun e ministrit Zemaj sipas tyre ishin të panevojshme dhe e cilësonin gjuhë arrogante. Pra ne jemi arrogantë sepse ua shpërfaqim shkeljet, keqpërdorimet e manipulimet e tyre.

Komento: