Fitorja e Lorianës, Driton Kuka nuk përmbahet nga emocionet

17:28 | 24 Qershor 2019

Loriana Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Minsk 2019.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është parë jashtëzakonisht i emocionuar pasi xhudistja Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Kuka mposhti gjermanen Luise Malzahn me Ippon.

Trajneri Driton Kuka është parë në lotë në momentet e fitores së mbesës së tij. Në profilin e tij në facebook trajneri Kuka ka shkruar.

Ky është reagimi i plotë i tij:

“Kuka e bronztë!

Ndjenja e veçantë,kjo medalje kësaj radhe për familjen tonē si satisfaksion moral i dashurisë sonë për Sportin!

Për vëllaun tem Sylen njëherit treneri im!

Loriana Kuka 78 kg medalja e tretë për Kosovën!

Kosova mbi të gjitha”.

Komento: