Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk varen vetëm nga kush është në Shtëpinë e Bardhë, por edhe kush i udhëheq institucionet e Kosovës.
Ajo ka bërë thirrje që bartësit e institucioneve të Kosovës dhe eksponentët e lartë politik të kenë gjuhën shumë më të kalibruar, pas zgjedhjeve të fundit në ShBA ku Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Amerikës.
“Tradicionalisht në tri dekadat e fundit politika e jashtme amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor dhe me Kosovën në vecnati është karakterizuar nga konsistenca. Edhe administatat republikane dhe ato demokrate kanë qenë në mbështetje të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe orientimi i tyre strategjik i tyre ka qenë identik, integrimi i kësaj pjese të Evropës në familjen euroatlantike. Ajo cfarë ka dalluar ndonjëherë është nuanca, gjuha, tempoja dhe shpejtësia e implementimit të planit dhe projekteve. Në dekadën e fundit administrata kur është udhëhequr nga presidentët demokratë poashtu është karakterizuar me një koordinim më të ngushtë me partnerët evropianë. Tani kemi një presidencë të dytë të zotit Trump. Ne duhet të kujtojmë që njohja e fundit Kosovës i ka ardhë pikërisht në kohën e administratës së presidentit Trump, nga Izraeli, si dhe vendimi për ndryshimin e mandatit të FSK’së në ushtri është bërë gjatë asaj periudhe. Raportet mes Kosovës dhe SHBA nuk diktohen vetëm nga kush është në Shtëpi të Bardhë por edhe kush i udhëheq institucionet e Republikës së Kosovës. Në katër vitet e fundit në SHBA ka qenë Joe Biden, i cili deri në detaje është i familjarizuar me cështjen e Kosovës. Përkundër kësaj, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të kryeministrit Kurti, të institucioneve të Republikës së Kosovës, raportet mes Kosovës dhe SHBA’së patëm mbërri në një nivel që nuk e kemi parë më herët. Pra ne në Kosovë duhet të përqendrohemi në zgjedhjet tona më 9 shkurt, sepse natyra e raporteve të Kosovës, jo vetëm me SHBA’në por edhe me BE, varet në masë të madhe edhe nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës”, tha Çitaku për EO.
Ajo ka shtuar se Kosova nuk duhet të lihet në harresë nga administrata Trump.
“Zgjedhjet në SHBA përcillen me shumë kuriozitet në mbarë globin, kjo për shkak të relevancës politike ushtarake, ekonomike të SHBA-së dhe është e natyrshme që njerëzit të kenë preferenca për kandidatët në garë. Megjithatë, bartësit e institucioneve të Kosovës, eksponentët e lartë politik duhet ta kenë gjuhën shumë më të kalibruar. Ne duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Një administratë e re e presidentit Trump, sigurisht që do të rishikojë listën e prioriteteve dhe është e rëndësishme që Kosova, institucionet e Kosovës, të angazhohen fuqimisht në përforcimin e misionit tonë diplomatik në Ëashington, i cili është lënë me dy tre diplomatë. Duhet të trokasim në çdo derë, duhet të fuqizojmë raportet dhe të krijojmë miqësi të reja. Kosova nuk duhet të lihet në harresë nga administrata Trump dhe një gjë e tillë është e mundur vetëm nëse ne jemi pro aktiv dhe në Ëashington imponohemi si zgjidhje, jo si problem. Unë nuk i frikësohem asnjëherë Shtëpisë së Bardhë. Nga Shtëpia e Bardhë, Kosovës gjithmonë i kanë ardhur vetëm lajme të mira”, ka thënë ajo.
“Raportin mesë Kosovës dhe SHBA-së nuk duhet të reduktohet vetëm në çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova duhet që të jetë shumë më aktive, shumë më insistuese që të sjell investitorë amerikanë. Ju kujtoj që kjo qeveri, pra qeveria Kurti patë hequr dorë nga një projekt shumë i rëndësishëm ai i gazpërçuesit i cili do të ndikonte besoj unë pozitivisht edhe në fuqizimin e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka thënë ajo.