Fitorja fiton betejën me kancerin: Keni durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot!

22:53 | 25 Tetor 2020

Fitore Zenelaj ka përjetuar një fazë aspak të lehtë, megjithatë ajo ka arritur ta fitoi betejën me kancerin.

E, pikërisht në Ditën Botërore të Kancerit të Gjirit, ku edhe u shënua në të gjitha anët e globit me aktivitete e fushata vetdijësuese, e reja nga Kosova ka dhënë një lajm të mrekullueshëm, transmeton Indeksonline.

Ajo përmes një postimi të bërë në FB ka treguar se është shëruar plotësisht e këtë e ka bërë përmes një shkrimi emocionues:

Ky është postimi i Fitores:

Sot me 25 tetor në ditën botërore të kancerit të gjirit më është konfirmuar shërimi i plotë, pra trupi im nuk ka asnjë qelizë kancerogjene të pranishme.

Uroj me zemër që të gjithë të sëmurët të shërohen. Kini durim, sepse çdo gjë kalon me ndihmën e të madhit Zot. Ai na sprovon, na forcon dhe padyshim na shëron. Mos harroni ta vini vetveten në radhë të parë, është ilaçi kryesor i çdo sëmundjeje!

“Një sëmundje e rëndë mund të shërohet, përveç të tjerash, edhe me forcën e të qeshurit; një e qeshur e mirë, nga ato që të shkrijnë, lëviz edhe i bën të dridhen të gjitha organet trupore, njësoj si lëvizjet fizike.” – N.Kousins

Komento: