Fitorja ndaj Interit, kështu festuan lojtarët shqiptarë të Lazios – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fitorja ndaj Interit, kështu festuan lojtarët shqiptarë të Lazios

09:28 | 01 Shkurt 2019

Lazio ka eliminuar mbrëmë Interin pas ekzekutimit të penalltive në kuadër të Kupës së Italisë.

Lazio u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores me penallti kundër Interit.

Thomas Strakosha ishte hero në fitoren e Lazios ndaj Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Portieri shqiptar luajti rol kryesor në triumfin e skuadrës së tij pas penalltive në Giuseppe Meazza.

Kurse, pas ndeshjes në zhveshtoren e Lazios filloi edhe një festë shqiptare, transmeton lajmi.

Riza Durmishi, Strakosha dhe Valon Berisha realizuan një fotografi të përbashkët ku mbrojtësi kishte shkruar: “Strakosha, fenomen”.

Komento: