Fjalë para të lojtarit të ri të Milanit: Kaka është idhulli im

13:51 | 02 Gusht 2019

Nënshkrimi i ri i Milanit, Rafael Leao, ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar kuqezinj në Milano TV.

“Zgjodha Milanin në Playstation sepse ishte me të vërtetë një ekip i fortë. Ata kanë fituar Ligën e Kampionëve kaq shumë herë. Qëndrimi këtu sot është shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.

“Shumë lojtarë të shkëlqyeshëm kanë luajtur këtu në të kaluarën. Unë kurrë nuk i kam parë ata live, por kam parë shumë video të Maldini, Rui Costa, Kakà, Seedorf. Ata janë të gjithë lojtarë të shkëlqyeshëm që kanë shkruar historinë e futbolli”.

“Idhulli im te kuqezinjtë? Padyshim Kakà. Lojtarët brazilianë janë gjithmonë tepër të talentuar dhe ai la një shenjë të jashtëzakonshme dhe të pashlyeshme në historinë e klubit. Ai gjithashtu fitoi Ballon d’Or veshur fanellën e Milanit dhe nuk mundem besoj se kam firmosur për të njëjtin klub ku ai ka luajtur”, ka thënë lojtari. /ORAinfo/

Komento: