Fjalët e Messit pas konfirmimit si lojtari më i mirë i vitit 2022 nga FIFA

23:52 | 27 Shkurt 2023

Lionel Messi u shpall lotari më i mirë i vitit 2022 nga FIFA në ceremoninë e mbajtur në Paris.

Argjentinasi deklaroi se për të ishte një vit fantastik dhe ai falënderoi ata që e ndihmuan në këtë sukses.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të jem këtu, përkrah Benzemas dhe Mbappes, të cilët patën një vit të mrekullueshëm”, ka thënë shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

“Ishte një vit i mrekullueshëm dhe unë realizova një ëndërr që e kisha pritur për kaq shumë kohë”.

“Dua të bëj nderime për të gjithë bashkëlojtarët dhe trajnerin tim, pa ta nuk do të isha këtu”, ka shtuar më tej Messi.

Lojtari 35-vjeçar mposhti bashkëlojtarin e tij te PSG dhe sulmuesin e Real Madridit për të rrëmbyer çmimin The Best nga FIFA.

Komento: