Fjalët e para të Calabrias, pas nënshkrimit të kontratës me Milanin

18:15 | 09 Korrik 2021

Rinovon kontratën, Calabria: Milani është familja ime e dytë.

Mbrojtësi Davide Calabria ka rinovuar sot kontratën me Milan.

Calabria ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Rossonerët që pritet ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2025.

Mbrojtësi është shprehur tejet i lumtur pas rinovimit dhe e ka cilësuar skuadrën e Milanit si familjen e tij të dytë:

“Për mua Milan është lëkura ime e dytë, familja ime e dytë. Unë jam rritur këtu, jam pjesë e këtij klubi për 15 vite, për mua është një kënaqësi dhe një nder të jem pjesë e kësaj familje. Kam përjetuar shumë emocione si një fëmijë dhe tani në ekipin e parë. Jam i lumtur që mund të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku”, tha ai.

“Sezonin e kaluar fansat na dhanë një mbështetje dhe një shtytje të madhe sidomos në momente të vështira drejt fundit të kampionatit. Ishte shumë mirë të shihja entuziazmin e tyre dhe kjo ngrohtësi nuk ndodh në të gjitha klubet. Mezi presim t’i shohim në San Siro sërish”, përfundoi Davide Calabria.

Komento: