Fjalët e para të Egla Ceno pasi fiton Big Brother VIP Albania 3

10:05 | 26 Maj 2024

Egla Ceno është shpallur mbrëmjen e djeshme fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP. Ajo është gruaja e parë që fiton çmimin e madh të “Big Brother”, në edicionet VIP.

Aktorja ia doli në garën përballë Julian Dedës, Romeo Veshajt, Heidi Bacit dhe Meriton Mjekiqit.

Në një finale maratonë, me një transmetim live mbi 6 orë, të pestë banorët rikujtuan eksperiencën e tyre në reality shoë, ndërkohë që u surprizuan nga “Vëllai i Madh”, duke dhuruar emocione të forta për publikun.

Egla ndau podiumin me Julian Dedën, kolegun me të cilin ka pasur përplasjet më të forta brenda shtëpisë. Pas shpalljes së saj si fituese e këtij edicioni, Egla ia dedikoi çmimin të gjitha grave dhe vajzave në Shqipëri, ndërsa pa modesti tha se e meritonte.

‘Karrierën time e kam qendisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes time, në fund të ditës e meritoja’, është shprehur Egla disa minuta pasi rrëmbeu çmimin e madh.

Komento: