Kombëtarja e Kosovës është përforcuar edhe me një lojtar të niveleve të larta evropiane.
Florent Hadergjonajt edhe zyrtarisht është bërë lojtar i Kombetarës së Kosovës, përcjell ORAinfo.
Futbollisti i ekipit nga Premierliga Huddersfieldit, pak minuta pasi pranoi ta veshë fanellën e Kosovës iu është drejtuar “Dardanëve” më këto fjalë:
“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”, ka shkruar Hadërgjonaj. /ORAinfo/