“Jam i lumtur që jam te njëri nga klubet më të mëdha në botë”
Harry Kane ka kompletuar transferimin te kampioni i Gjermanisë, Bayern.
Kane, pas nënshkrimit të kontratës është deklaruar duke thënë se është i lumtur me transferimin.
“Jam i lumtur që të jem pjesë e Byaenrit, njëri nga klubet më të mëdha në botë. Unë gjithmonë kam thëne që dua të lëviz dhe ta dëshmojë veten në nivelin më të lartë në karrierë” u shpreh Kane.
Ai transferohet te gjiganti gjerman, nga Tottenhami, për 100 milionë euro plus 20 të tjera në bonuse.
Futbollisti anglez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2027.
Ai do ta mbajë numrin nëntë në fanellën e bavarezëve