Fjalët e para të Pjanic pasi u zyrtarizua te Barcelona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fjalët e para të Pjanic pasi u zyrtarizua te Barcelona

12:57 | 30 Qershor 2020

Barcelona zyrtarizon Pjanic, boshnjaku premton se do të japë maksimumin me katalanasit.

Barcelona ka publikuar një video duke zyrtarizuar blerjen më të re të klubit, Miralem Pjanic.

Mesfushori boshnjak nënshkroi për katalunasit si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Arthur Melon, i cili kaloi tek Juventusi.

Pasi ka shkruar një letër të gjatë për tifozët e “Zonjë së Vjetër”, 30-vjeçari është zotuar se do të japë gjithçka me fanellën e Blaugranëve.

“Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Forca Barça!”, janë fjalët e para të Pjanic si lojtar i klubit spanjoll.

Komento: