Sandro Tonali është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Mesfushori nënshkroi kontratën e tij me klubin të mërkurën në mbrëmje.
Duke realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë, ai ishte veçanërisht emocional në intervistën e tij të pare pas zyrtarizimit të Milan.
20-vjeçari u intervistua nga Sky Italia në hotelin ku po qëndronte, përcjell ORAinfo.
Sigurisht, ai është shumë i ngazëllyer për të filluar aventurën e tij të re në ‘San Siro’.
“Unë jam duke përjetuar emocione të forta, të bukura. Jam i lumtur. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë entuziazëm në ditët në vijim. Ende një ëndërr, pasi unë ende nuk e kam veshur fanellën e Milanit. Ashtë një emocion i fortë dhe sonte do të fle i qetë dhe nesër do të stërvitem”, ka thënë Tonali.
Ai pritet të marrë pjesë në miqësoren mes Milan dhe Brescia të shtunën, e cila do të jetë si një ‘derbi i zemrës së tij’.
Shpresojmë, ai do të jetë në gjendje të rritet dhe të bëhet një lojtar i shkëlqyeshëm në Milan. /ORAinfo/