Fjalët prekës të Sametit që humbi vëllain nga tërmeti: ‘Kam humbur zemrën time, gjithçka timen’

17:38 | 11 February 2023

‘Kam humbur zemrën time, gjithçka timen’ – Fjalët prekës të Sametit që humbi vëllain nga tërmeti.

Sametin në fillim të kësaj jave kishte marrë rrugë nga Stambollit për në provincën Hatay, për të kërkuar vëllain e tij 26-vjeçar Ismail.

Ai i kishte treguar gazetares se BBC fotot e Ismailit duke buzëqeshur dhe më pas të mbeturinave, duke thënë se nën të ishte vëllai i tij, transmeton Insajderi.

Sameti kishte mbajtur kontakte që atëherë me Ismailin, duke e njoftuar për përpjekjet e kërkimit dhe zhgënjimin e tij për mungesën e mbështetjes.

Lajmin e fundit që kishte marrë ishte se trupi i Ismailit ishte gjetur pa shenja jete.

“Jam shumë i trishtuar,” i kishte thënë ai gazetares nga WhatsApp.

“Kam humbur zemrën time, gjithçka”, ishin fjalët e tij.

Sameti sot ka varrosur vëllain e tij në Hataj.

Mijëra familje në Turqi dhe Siri po kalojnë të njëjtën gjë dhe pikëllimi këtu është i dukshëm.

Komento: