Fjalët prekëse të Shevchenko: Ukraina është atdheu im

17:24 | 23 Shkurt 2022

Shevchenko: Ukraina është atdheu im.

Legjenda e Arsenalit, Andriy Shevchenko ka folur për situatën e rëndë që janë duke kaluar Ukraina dhe Rusia.

Dy shtetet e mëdha ende nuk kanë gjetur paqe mes vete, derisa vazhdojnë raportimet për një luftë të mundshme, transmeton lajmi.

E për këtë arsye, ka reaguar edhe Shevchenko përmes një postimi.

“Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një popull qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Ky është pasuria jonë më e rëndësishme”, shkroi ai.

Komento: