Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre në zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 6 tetor.
Pas mbledhjes disa orëshe të Kryesisë së LDK-së, Osmani iu drejtua të pranishmëve në konferencën për media.
Ajo falënderoi të gjithë qytetarët për interesimin e tyre dhe kolegët për mbështetjen e tyre, sidomos siç tha ajo për ata që filluan të rinj rrugëtimin politik.
“Bashkërisht me qytetarët ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë. Që bashkërisht me qytetarët e Kosovës ta nxjerrim vendin nga humnera te cilën e kanë vendosur njerëz të pa ndërgjegjshëm, njerëz të korruptuar të cilët asnjëherë interesin e qytetarëve nuk e kanë pasur prioritet. I garantoj qytetarët e Kosovës se nga tani e tutje asnjëherë nuk do të ndihen që nuk kanë zë, në veçanti të gjitha gratë dhe nënat”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka marr sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve.