Fjalimi i vajzës së policit Izet Demaj do t’iu mbush sytë me lot – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fjalimi i vajzës së policit Izet Demaj do t’iu mbush sytë me lot

16:34 | 29 Dhjetor 2018

Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici, Izet Demaj, i cili humbi jetën të enjten gjatë një përleshje me arme zjarri me një plaçkitës të bankës, në qytetin e Istogut.

Vajza epolicit Izet Demaj ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Koshare.

Ajo i ka falenderuar të gjithë ata që kanë marrë rrugë deri në Koshare për t’i dhënë lamtumirë babait të saj.

“Ju që sot keni ardhur ta nderoni babin tim dhe veprën e tij për mbrojtjen dhe sigurinë e atdheut, ju falemnderoj përzemersisht në emër të familjës Demaj, dhe ju lus të më lejoni t’i drejtohem babait tim nga Kosharja e tij që e donte aq shumë”, tha në mes tjerash e bija e Policit Demaj.

Ajo gjatë fjalimit të saj, kujtoi momentet kur babai i saj i kishte folur disa herë për dëshmorët e Kosharës, Agim Ramadanin, Salih Çekun, me të cilët u bashkua sot edhe vet Izet Demaj.

“I dashur baba shpesh më fole për Agimin, Salihun, Abazin e Aliun, pjesë e të cilëve u bëre edhe ti sot. Ishe krenar që luftove pranë tyre e ne jemi krenar që të patem, edhe pxe shkurt e jetuam jetën me ty. Pusho i qetë babi im pranë shokëve që i deshe shumë. Ne do të rritemi me dashurinë për ty dhe me shpresën që Kosova do të bëhet ashtu siç e dëshiroje ti”, ka thënë në mes tjerash vajza e policit të ndjerë.

Komento: