Komandant Kajari (KFOR): Shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më e madhe në karrierën time.
Në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it, ka nisur të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.
Në një fjalë rasti, komandanti Kajari, ka thënë se shërbimi në Kosovë ka qenë arritja më madhe në karrierën e tij ushtarake, njofton Klan Kosova.
“Të qenit në komandë këtë në Kosovë ka qenë arritja dhe sfida më e madhe që kam pasur në karrierë. Kjo eksperiencë na ka kalitur mua dhe stafin tim”, është shprehur Kajari.
Ai po ashtu ka falënderuar edhe gruan e tij Veronikën për mbështetjen që i ka ofruar përgjatë një viti derisa shërbeu në Kosovë.