
Edhe pse portreti i saj është dukur gjithmonë perfekt, diku paska pasur nevojë për ndryshim.
Këngëtarja Fjolla Krasniqi përmes një postimi të lëshuar në Instagram, ka treguar se ka bërë ndryshimin e parë tek vetja.

Siç mund të vërehet, buzëqeshja e saj është e madhe dhe kjo jo rastësisht, por për ti treguar dhëmbët e rinj, të bardhë e të shkëlqyeshëm.
Këngëtarja Fjolla Krasniqi nuk duket të ketë ndërhyrje të tjera në pamjen e jashtme, madje edhe kaçurrelat i lë natyrale.

