Fjolla Morina kaq vite diferencë ka me partnerin e saj

18:29 | 20 Janar 2021

Kaq vite diferencë në moshë kanë Fjolla Morina me partnerin e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.

Ditë më parë ky i fundit festoi ditëlindjen e 30-të, me ç’rast atij iu organizua një festë e veçantë befasi nga Fjolla, ku të ftuar ishin vetëm rrethi i ngushtë i tyre.

Biznesmeni nga Gjilani festoi ditëlindjen e tij të 30-të, ndërkohë që partnerja e tij, këngëtarja e njohur e shoëbizit, është aktualisht 41-vjeçare.

Mirëpo duket se diferenca 11-vjeçare në moshë nuk i ka penguar aspak çiftit që të kenë një kimi dhe harmoni të veçantë mes tyre.

Fjolla përndryshe është nënë e dy vajzave: Lediana dhe Alayah, të cilat vijnë nga dy lidhjet e saj të mëparshme.

Ndërkohë edhe biznesmeni Syla ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë.

Çifti gjatë muajit dhjetor ndryshuan statusin e tyre në rrjetin social Facebook nga “beqarë” në “të martuar”, duke dhënë kështu indikacione se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Komento: