Fjolla Morina: Mund t’ju them që njeriu e ka prejardhjen prej derrit, edhe pak prej majmunit

10:12 | 19 Korrik 2022

Megjithëse kanë disa muaj të ndarë, Fjolla Morina dhe ish-partneri i saj Fisnik Syla, vijojnë të hedhin kunja drejt njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Kësaj here është këngëtarja Fjolla Morina, e cila ka bërë disa postime në Instastory, ku shfaqet e revoltuar.

“Defenitivisht mund t’ju them që njeriu e ka prejardhjen nga derri nejse edhe nga majmuni pak. Si dhe nga dhelpra 30%, nga qeni, kali, lopa me përqindje të njejt, nga ujku e kuçedra 7,5%. Si dhe nga gomari me një përqindje të ndryshme individuale…”– shkruan Fjolla, duke vijuar më tej me një tjetër postim ku thotë: “Ka njerëz që pa folur fare vetëm ta shikoj të shkatërron qelizat nervore. Se po folën të shkatërrojnë të gjithë sistemin nervor”

Këngëtarja ka përfunduar duke shkruar se ka bërë gati disa “blloqe betoni” për disa persona.

“I kam bërë gati disa blloqe betoni me armaturë 78-she për nja 7-8 persona që po më acarojnë nervat nga 7-8 herë në ditë”- shkruan ajo.

Fjolla nuk ka përmendur asnjë emër në reagimet e saj, megjithatë nisur nga fakti se këto statuse pasojnë ironitë e bëra së fundmi nga këngëtarja dhe Fisnik Syla në rrjetet sociale, lë të kuptohet se ajo i drejtohet biznesmenit.

Këngëtarja i është përgjigjur ditën e djeshme Fisnikut i cili i tha se po bëhet si ‘psikologe’. Përmes një statusi të shpërndarë në Instastory, ajo shkroi:

“Problemin më të madh që kemi ne si popull është mendojmë që dimë shumë e në të vërtetë nuk dimë asgjë se të dinim nuk ishim këtu ku jemi por ishim aty ku nuk jemi”.

Komento: