Fjolla Morina pranon një dhuratë të çmuar nga bashkëshorti për ditëlindje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fjolla Morina pranon një dhuratë të çmuar nga bashkëshorti për ditëlindje

14:04 | 15 Prill 2021

Fjolla Morina feston ditëlindjen, pranon dhuratë nga Fisniku një pikturë të veçantë të çiftit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Ndërkohë, për një nga befasitë më të këndshme në këtë ditë speciale për të, është kujdesur bashkëshorti i saj, Fisnik Syla.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të dhuratës që i ka bërë gruas së tij, me të cilën kurorëzoi dashurinë e tij me martesë pak muaj më parë.

Bëhet fjalë për një pikturë të personalizuar, ku është pikturuar një portret i çiftit, ku ata shfaqen të dy me veshje elegante, teksa mbështeten te njëri-tjetri.

“Urime ditëlindjen jeta ime”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit e tij.

Fjolla ndërkohë vazhdon të jetë e distancuar nga rrjetet sociale, që nga koha kur Gjykata e Kukësit shqiptoi dënimin e saj me gjashtë vite burg, për skandalin e kalimit të kufirit me armë, që ndodhi shtatorin e vitit të kaluar.

Komento: