Fjolla Morina me këtë këngë ka prekur zemrat e të gjithëve.
Fjolla Morina ditë më parë publikoi baladën “Si ta pranoj”.
Fjolla Morina me këtë këngë ka prekur zemrat e të gjithëve, për shkak të tematikës që kishin vargjet e saj, shkruan lajmi.net.
U komentua shumë çështja se kujt ia dedikoi ajo këtë projekt, e përgjigjen e dha vetë këngëtarja.
E ftuar në një intervistë për “Prive”, Fjolla ka treguar se teksti i këngës është shkruar nga Rozana Radi,
“Kënga është për të gjithë njerëzit, të cilë të dashur i kemi pasë dhe i humbim nga jeta. Mendoj që njerëzit e dashur që i kemi pasë, duhet me i kujtu gjithmonë, për me lënë diçka të bukur tek ata. Mendoj që është për krejt, nuk është vetëm personale”, tha ajo.
Për ndryshe, Fjolla Morina është aktive vazhdimisht me projekte të reja muzikore.