
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se FKS-së i janë shtuar edhe dy nënoficerë pas diplomimit në Turqi.
Ai tha se ata dy diplomuan në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse
“Shtohet numri i nënoficerëve profesionist nga shkollat specialistike të vendeve partnere. Në Shkollën e lartë të Nënoficerëve në Republikën e Turqisë, dje dy nënoficerët tanë, rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini, diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse. Mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe urime për nënoficerët tanë! Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!”.