
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fasadën e një pallati pranë QSUT, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje intensive të forcave zjarrfikëse. Një helikopter i është bashkuar operacionit për shuarjen e flakëve, duke hedhur ujë nga ajri për të ndihmuar ekipet në terren në vënien nën kontroll të zjarrit.
Ndërkohë, 5 persona janë paraqitur pranë QSUT për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar asfiksi nga tymi. Raportohet se mes të lënduarve janë 3 zjarrfikës dhe 2 qytetarë. Sipas A2 CNN, situata mbetet shqetësuese, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në godinë. Katet më të prekura nga zjarri janë i katërti, i pesti dhe i gjashti, ku gjithçka është shkrumbuar.
https://youtu.be/wvCQ3RG4x2o?si=95LP-YwGDoZiZOsj