Flamuri i Kosovës në gjendje të mjerueshme, Kyvendi jep sqarim

16:08 | 30 Nëntor 2020

Kuvendi jep sqarim për flamurin e dëmtuar të Kosovës.

Kuvendi ka dhënë sqarim për flamurin e Kosovës i cili mëngjesin e sotëm u pa i dëmtuar.

Në sqarimin e Kuvendit, thuhet se flamuri është dëmtuar si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike.

“Si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike gjatë natës së sontme, flamuri i Republikës së Kosovës në ndërtesën e Kuvendit, ka pësuar dëmtime. Në rastin e parë është bërë zëvendësimi i tij”, ka deklaruar drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun.

Ndërkohë, Express sot ka raportuar se flamuri i Kosovës i cili gjendet në objektin e Kuvendit, është në gjendje jo të mirë.

Komento: