Pas Majlinda Kelmendit dhe Nora Xhakovës, edhe Loriana Kuka ka fituar medalje në Lojërat Evropiane ‘Minsk 2019’.
Loriana Kuka nuk është kthyer duarbosh nga Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Xhudistja kosovare pasi u eliminua në garën për ta fituar medaljen e artë, ka arritur me mjaft mjeshtëri të dalë e bronztë nga këto lojëra.
Xhudistja kosovare në garën për vendin e tretë arriti fitore nga gjermanes Luise Malzahn me ippon, shkruan lajmi.
Kuka, e cila garon në kategorinë -78 kilogramë, i siguroi Kosovës medaljen e tretë në lojërat që po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.
Ndryshe, Majlinda Kelmendi fitoi të artën ndërsa Nora Gjakova siguroi medaljen e argjendtë pasi u mposht në finale.