Flamuri i Kosovës shfqet në stadiumin rus, vjen reagimi nga qeveria ruse

11:51 | 05 Prill 2019

Në stadiumin rus u gjet një flamur i Kosovës.

Por ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka bërë të ditur se shfaqja e flamurit të Kosovës në një ndeshje në stadiumin “Ahmat Arena”, në Grozni të Rusisë, ishte gabim teknik.

Flamuri i Kosovës u shfaq në stadiumin “Ahmat Arena” më 30 mars, në ndeshjes mes dy klubeve ruse, Ahmat dhe Spartakut, në qytetin Grozni, transmeton Express.

“Flamuri i së ashtuquajturës Republikë e Kosovës ishte i shfaqur në stadiumin Ahmat Arena. Këtë çështje ne ia kemi bërë me dije autoriteteve në Republikën Çeçene. Është e papranueshme të përdoren simbolet e shteteve të panjohura në territorin rus”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Ne po e konsiderojmë këtë incident si gabim teknik. Qëndrimi i Rusisë për pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar”.

Stadiumi në të cilin u gjet flamuri i Kosovës është shtëpia e klubit Akhamt Grozni, ku luan aktualisht mesfushori i ekipit kombëtar të Kosovës, Bernard Berisha.

Komento: