Flamuri i Ukrainës u ngrit sërish në “Ishullin e Gjarpërinjve”

15:29 | 04 July 2022

Flamuri ukrainas është ngritur edhe një herë në Ishullin e Gjarpërinjve pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni javën e kaluar, tha sot një zëdhënëse ushtarake ukrainase.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Natalia Humeniuk tha në një konferencë shtypi: “Territori (Ishulli i Gjarpërinjve) është kthyer në juridiksionin e Ukrainës”.

Ndryshe, javën e kaluar, trupat ukrainase e detyruan Rusinë të tërhiqej nga dalja e Detit të Zi, në juglindje të Odesës, që Moska pushtoi në fillim të luftës.

Rusia kishte përdorur ishullin për të vendosur një bllokadë ndaj Ukrainës, një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave dhe një prodhues kryesor i farave për vajrat bimore.

Kështu, tërheqja e Kremlinit shënoi një fitore të rëndësishme për ushtrinë ukrainase.

Rusia tha se kishte vendosur të tërhiqej nga aty si një “gjest i vullnetit të mirë” për të treguar se Moska nuk po pengonte përpjekjet e OKB-së për të hapur një korridor humanitar që lejon dërgimin e drithërave nga Ukraina.

Por Ukraina tha se kishte dëbuar forcat ruse pas një sulmi me artileri dhe raketa gjatë natës.

Komento: