Kavaja u trondit nga ngjarja e vajzës së re, e cila u bë pre e një keqpërdorimi.
Prindërit e nxënësve të tjerë të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë kanë vendosur të mos i lënë fëmijët asnjë minutë vetëm.
Në një prononcim për “Neës24” prindërit e fëmijëve kanë thënë se e kanë mësuar rastin vetëm kur u bë publik në media, ndërsa flasin fjalët më të mira për familjen e vajzës minorene.
“Jemi të shokuar nga ngjarja. Fëmijët nuk na kanë treguar çfarë ka ndodhur. Rastin e mësuam kur u bë publik. Nuk duhet të hidhet baltë mbi shkollën. Nuk ka faj shkolla. Ngjarja ka ndodhur jashtë”, kanë thënë ata.
Ndërkohë fëmijët kanë treguar tek prindërit se vajza e keqpërdorur nuk ka shfaqur asnjë shenjë të çuditshme.
Me gjithë rastin e rëndë, në shkollën “Rilindja” mësimi ka vijuar rregullisht, por me masa sigurie të shtuara.
Derës kryesore i është vënë dryni, ndërsa nxënësit shoqërohen nga prindërit në lëvizjet jashtë shkollës.
Banorët tregojnë se vajza ishte nxënëse e shkëlqyer.
Banesa e vajzës është shumë pranë shkollës. Vajza jeton me gjyshërit, 2 motrat dhe të ëmën. I ati kishte punuar shofer në bashki, por prej disa vitesh kishte emigruar në Itali.
Pasi mori vesh ngjarjen ai është kthyer pranë familjes.