Flasin dëshmitarët për rastin e policit të ndjerë në Istog, rrëfejnë tmerrin e djeshëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Flasin dëshmitarët për rastin e policit të ndjerë në Istog, rrëfejnë tmerrin e djeshëm

22:02 | 28 Dhjetor 2018

Dje ishte një ditë mjaftë tronditëse për vendin tonë.

Pas një tentimi për plaҫkitje, humbën jetën dy persona.

Për më shumë se 24 orë vendi ku ndodhi ngjarja makabër nga ku mbetën pa shenja jete dy persona u mbikqyr nga Policia e Kosovës.

Hetuesia po shikonte për çdo provë që mund të hidhte dritë mbi mënyrën se si ndodhi aksioni i një dite më parë.

Dëshmitarët kanë treguar prapavijën e asaj që ndodhi pasditen e së enjtes, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj e i dyshuari Kamer Metaj
Numër i madh i plumbave që u shkëmbyen në qendër të Istogut la pa shenja jete një pjestarë të policisë së Kosovës, e një person që dyshohet se po tentonte të kryente një grabitje.

Një ditë pasi ndodhi rasti që tronditi opinionin, po vazhdonin ekzaminimet e fundimet nga hetuesia.

Shukri Ramqaj tha se kur ka dëgjuar krismat, personi i vetëm se kishte hyrë brenda në bankën NLB, e polici kishte shkuar që ta parandalonte.

“Kam qëllu në vend të ngjarjes jo në fillim menjëherë po pas disa minutave kam ndërgju një krismë e kam pa se çka është tu ndodh grabitësi kishte hi veç në bankë aty në NLB. Policia pasi ka mbërri ka qenë polici Izet Demaj një njeri shumë trim, e kam pa atë pasi ka ndërhy aty afër bankës ai nga brenda e ka gjujt dy herë në të, pas një kohe kanë ardh polici ma shumë dhe vendi është rrethu ma shumë”, rrëfente Ramqaj duke treguar se grabitësi kishte marrë edhe pengje.

Ai i ka marrë dy pengje dhe ka fillu me dalë jashtë tu gjujt dhe dy tri herë i ka ra policit para se me dal jashtë, pasi ka dal jashtë me dy pengje ka fillu me ec edhe ka gjujt dikush prej policisë nga dy anët e kanë plagosë menjëherë, ka shku deri në mes të rrugës aty u rrëzu, ka pas një bume në dorë, një mjet tjetër, bomba i ka ra aty edhe ai aty ka mbet”, shton ai, duke pohuar se i ndjeri polici Demaj kishte tentuar disa herë të komunikojë me të dyshuarin.

“Policia çdo mënyrë është mundu me komuniku me të po nuk ka pas rrugdalje hiq, edhe pasi ka rënë në tokë ka gjuj prap nëse nuk e kishin gjujt policia ka mujt me pas raste hala ma shumë. Edhe dy persona tjerë kanë qenë me të po kanë ik, aty ka qenë një luftë e vërtetë një ngjarje tragjike që nuk është dasht me ndodh. Në këtë qendër që ka pas popullatë në katër anët, ka mund me ndodh një masakër e vërtetë.

Policia ka arrit menjëherë në vend ngjarje nëse skishin ardhë më kohë kish ndodh dicka më e madhe”, përfundon ai në deklaratën.

Një dëshmitarë tjetër po thotë se ka informacione se polici i ndjerë kishte lënë qajin që po pinte me dy kolegë për të dalë në vend të ngjarjes.

“Jemi të trondiur ka qenë ngjarje e papritur për popullsinë e Istogut është e pabesueshme Istogu është njoftë për rahati dhe për gjëra të mira, skisha besu që në Istog ka njerëz që munden me bo gjëra të tilla. Policin e kam njoft ka qenë shembull, në mënyrën qysh humbi jetën ai edhe e ka jetu jetën, me një vrull të tillë ra edhe në zjarr edhe në plumb, ka qenë njeri i aksionit dhe njeri i jetës.

Njerëzit kanë kallxu që e ka lanë qajin në tavolinë, i ka pas edhe dy kolegë tjerë që nuk e kanë përcjell ka shku i vetëm, ka shku drejt humbjes pa u tremb hiq, ka humbur jetën tu e mbrojtë jetën e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

Megjithëse zona ku ndodhi rasti mbeti e mbyllur deri pasditen e së premtes, aty njerëzit po qëndronin për të marrë vesh edhe informacionet e fundit.

Nga aty kishin mbetur ende pasoja të ngjarjes tragjike.

Punëtorët e bankës të tronditur nga rasti nuk qenë të gatshëm të prononcoheshin para mediave, e në atë lagje disa lokale e persona po shikonin për dëmet materiale që kishin mbetur si provë e prapavijës së asaj dite.

Komento: