Flasin edhe nga aeroporti, tregojnë se kur ishte për vizitë Arban Abrashi

17:46 | 28 Nëntor 2020

Pas Autoritetit të Aviacionit Civil, edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka dal me sqarim për vizitën e Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashit.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka thënë se vizita e Abrashit është bërë më 5 nëntor dhe jo më 10, ashtu sikurse njoftohej në faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Ju njoftojmë se vizita zyrtare e Ministrit Arban Abrashi ne ANP ‘Adem Jashari’, është bërë me datë 05 Nëntor 2020”, ka shkruar Gara në Facebook.

Ndryshe, për Abrashin dje u tha se ka marrë pjesë në aktivitete i infektuar dhe se e ka shkelur masën e vetëizolimit.

Ministri i pyetur rreth çështjes së izolimit, ka thënë se në fakt ai ishte izoluar që në mbrëmjen e 9 nëntorit, për 17 ditë.

Komento: