Flasin familjarët e 22 vjeçari që u privua nga jeta në Shkup, ai është nga Malisheva

19:12 | 15 Shkurt 2020

Detaje nga rasti.

Në Shkup të Maqedonisë është privuar nga jeta sot 22 vjeçari R.H (1997) nga Malisheva.

Këtë për Express e ka konfirmuar familjari i ngushtë i të ndjerit, Z.H.

Z.H (emër i njohur për redaksinë) në një bisedë telefonike ka treguar se tashmë i ndjeri kishte jetuar dhe punuar në Gjermani ndërkohë thotë se në Kosovë po qëndronte për pushime.

Siç ka rrëfyer Z.H, i ndjeri R.H kishte shkuar për një vizitë në Shkup bashkë me disa shokë të tij dhe se kishte qenë bashkë me ta në momentin kur disa persona të maskuar ishin futur për të grabitur në vendin ku po pinin kafe.

“Po e kam kushëri. Ka ardhë prej Gjermanisë, janë kanë me nja 3 shok të ri bashkë. Kanë dalë në Shkup, e ka janë kthy kanë hi me pi kafe kanë hi brenda në kazino. Kur kanë hi me plaçkitë, shihet në incizime që ky është mundur me dalë prej dere, e kanë kap me pluumb edhe e kanë privuar nga jeta”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ka qenë sot në Shkup dhe se autoritetet maqedonase ua kanë dhënë dokumentacionet për ta vërtetuar identitetin e viktimës.

Gazeta merr vesh se pjesa tjetër e familjes së ngushtë të viktimës ndodhen jashtë Kosovës, dhe se tashmë pas marrjes së lajmit ata janë nisur drejt vendlindjes. Sipas informatave të Express, R.H kishte qenë djali i vetëm i familjes.

Për rastin ndërkohë kanë dhënë detaje edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, përmes një komunikate të lëshuar për media.

Megjithatë në komunikatë janë ngatërruar inicialet e viktimës, në vend të R është shkruar V. Një gjë e tillë është konfirmuar jo zyrtarisht nga autoritetet maqedonase për Express.

“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të kanë hynë në kazino në rr. ‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të gjuanin ndaj të pranishmëve, duke gooditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është godditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme maqedonase.

Komento: