Flasin meteorologët: Ja si do të jetë moti sot

08:42 | 09 Dhjetor 2018

Sot pritet të mbretërojë mot më burth krahasuar me ditët paraprake.

Temperaturat nuk do të bien nën minus.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me vranësira dhe interval me diell.

Në pjesën veriperëndimore parashihet të bie shi në orët e hershme të ditës.

Temperatura minimale parashihet të lëvizë ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, përcjell lajmi net.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore parashihet të bie shi në orët e hershme të ditës. Temperatura minimale parashihet të lëvizë ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Komento: