Flasin nga Federata Saudite e Futbollit për transferimin e mundshëm të Messit tek ndonjëri klub arab

22:20 | 21 January 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Saudite të Futbollit, Ibrahim Alkassim ka mohuar se aktualisht ka bisedime mes një ekipi të Arabisë Saudite dhe yllit të Paris Saint-Germain, Lionel Messi.

Dy klubet, Al-Ittihad dhe Al-Hilal thuhet e kanë vendosur Messin në radarin e tyre pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos te rivalët Al-Nassr.

Megjithatë, transferimi i sulmuesit argjentinas në Arabinë Saudite nuk është në ‘karta’ momentalisht, edhe pse do të donin ta transferonin.

“Për momentin nuk dimë asgjë për një ardhje të mundshme të Lionel Messit, edhe pse nuk e fsheh që si Federatë Saudite do të donim ta kishim një ditë në ligën vendase”, ka thënë fillimisht Alkassim për Marca.

“Ideja e Federatës është gjithmonë të përmirësojë futbollin tonë, dhe sigurisht që ne do të dëshironim të shihnim përsëri Cristianon dhe Messin në të njëjtën ligë, por e vërteta është se ne nuk dimë asgjë tani”, përfundoi ai.

Messi nuk ka marrë asnjë ofertë nga Arabia Saudite, por as nga MLS pavarësisht se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Sipas gazetës Marca, babai dhe agjenti i sulmuesit, Jorge Messi, ka marrë një ofertë për vazhdimin e kontratës nga Paris Saint-Germain.

Bisedimet mes dy palëve janë të avancuara dhe ato vetëm duhet të përcaktojnë disa detaje përpara se të vendosin një marrëveshje të re. Nuk do të duhet shumë kohë që PSG të shpallë zyrtarisht rinovimin e kontratës së tij.

Ndërkohë, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt suksesit në Kupën e Botës, objektivi i Messit është të fitojë një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve.

Komento: