Flasin nga Komuna, këtë ditë pritet të hiqet Prishtina nga karanatina

16:23 | 29 Prill 2020

Prishtina po shkon drejt normalizimit të situatës me COVID-19. 46 persona të cilët kishin qenë të infektuar, kanë fituar betejën me këtë virus.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, në një lidhje direkte për Gazetën Express ka deklaruar se kanë mbetur vetëm edhe 22 persona të prekur me COVID-19 në kryeqytet.

“Shpresojmë që edhe ditëve në vazhdim të kemi lajme të mira.”, thotë ai përderisa flet për numrin e të shëruarve në Prishtinë.

Ai deklaron se Prishtina së shpejti mund të dal nga karantina.

“Nëse jemi në këtë situatë, mendimi jon është se duhet të fillojmë gradualisht të lirohemi nga masat. Është kërkuar po ashtu që të kemi largimin e karantinës. Besojë që gjatë këtyre ditëve të kemi largimin e karantinës për komunën e Prishtinës”, thotë Gashi.

Mësohet se Prishtina do të heqet nga karatina të enjten ose të premten.

Komento: